Transmetuar më 10-09-2018, 20:10

100 vite burg ka dhënë një gjykatë në Luiziana për një çift bashkëshortësh, të cilët kishin abuzuar seksualisht me një të mitur.

Eric Bourg, 28 vjeç, dhe Megan Bourg, 25 vjeç, nga Ama, Luiziana, u deklaruan fajtorë për akuzën për krime të rënda të kryer ndaj një viktimë nën moshën 13 vjeçare.

Poashtu, sipas vendimit, ata nuk do të kenë të drejtën për ndonjë seancë dëgjimore për lirmi me kusht ose të parakohshëm.

Avokati i Qarkut Joel T. Chaisson tha se dënimi ishte pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.

Eric Bourg u dënua me 60 vjet burg pa të drejtën e përfitimit të lirimit me kusht, të parakohshëm apo pezullimit të dënimit.

Gruaja e tij Megan Bourg u dënua me 40 vjet burg me të njëjtat kufizime.

Ata u arrestuan në vitin 2017, ndërsa rasti i tyre ishte kaq i tmerrshëm saqë Prokurori i Qarkut vendosi të mos jepte detaje të mëtejshme duke thënë se ishte e rëndësishme për të siguruar mbrojtjen e viktimës.

Një padi tregonte se dy të pandehurit u akuzuan për abuzim seksual të një të miture, në periudhën janarit 2014 dhe tetor 2017. /k.k/noa.al/