Transmetuar më 10-09-2018, 12:59

Larja e dhëmbëve pas përfundimit të ushqimit, pirja e ujit për të zhdukur mbetje të pastës së dhëmbëve dhe pirja e lëngjeve të frutave në vend të atyre me gaz, janë tre mite të rreme që nuk funksionojnë.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim i ‘FDI World Dental Federation’, federata ndërkombëtare dentare.

Të gjitha nënat në botë, u ulërasin fëmijëve që të lajnë dhëmbët pas çdo vakti, sidomos në mbyllje të ditës, për të ruajtur shëndetin oral.

Por të pastruarit dhëmbët direkt pas ngrënies, mund të dëmtojë zmaltin e tyre, ndaj këshillohet që të pritet minimumi 30 minuta.

Gjithashtu aciditeti i gojës dëmtohet edhe duke larë gojën me ujë direkt pas larjes me pastë, për shkak se zhduket fluori i pranishëm.

Gabimi i i fundit që bëhet me gojën, është zëvendësimi i pijeve me gaz me lëngje frutash. Dëmi është po njëlloj, ndaj mundohuni të shmangni këto gabime. /a.y/noa.al