Transmetuar më 09-09-2018, 13:57

Një polic hyri gabimisht në një apartament i cili nuk ishte i tij, dhe kur u përball me një person të panjohur brenda, qëlloi duke e vrarë.

Ngjarja është shënuar të enjten mbrëma në Dallas të Texas, SHBA.

Departamenti i policisë së Dallas shpjegoi se agjenti sapo kishte përfunduar turnin dhe ishte kthyer për në shtëpi por hyri në apartamentin e gabuar në South Side Flats.

Fatkeqësisht duke mos kuptuar se nuk kishte hyrë në derën e gabuar, qëlloi personin me të cilin u përball.

Kolegët e tij të mbërritur në vendngjarje, e gjetën 26-vjeçarin Botham Shem Jean të plagosur rëndë dhe pavarësisht dërgimit për në spital, ndërroi jetë pak më vonë.

Aktualisht policia nuk konfirmon nëse ngjarja është aksidentale apo ka ndonjë qëllim tjetër mbas, ndërkohë që i dyshuari pretendon se ngatërroi derën. /a.y/noa.al