Transmetuar më 08-09-2018, 14:28

Një incident ka ndodhur me kombëtaren shqiptare të futbollit gjatë udhëtimit për në Skoci, ku do të luajnë ndeshjen e dytë të grupit 1 të Ligës së Kombeve.

Edhe pse ata kishin rezervuar në terminalin VIP të Aeroportit ‘Nënë Tereza’, ekipi do të trajtohet si pasagjerët e zakonshëm.

Nuk ndodhi kështu dy ditë më parë me ekipin e Izraelit, i cili erdhi në Rinas përmes terminalit VIP.

Dy vjet më parë futbollistët e kombëtares u pajisën me pasaportë diplomatike nga Ministria e Jashtme.

Ende nuk ka një reagim nga ministria për të sqaruar këtë situatë.

Shqipëria do të tentojë për rezultat pozitiv ashtu si bëri edhe ndaj Izraelit. /k.k/noa.al/