Transmetuar më 08-09-2018, 11:32
Cesc Fabregas

Ekipi i Milanit nuk arriti dot të sigurojë transferimin e mesfushorit spanjoll Fabregas gjatë Verës, por interesimi për të nuk është shuar.

Madje, Corriere Dello Sport raporton se Lojtari i Çelsit është shumë pranë transferimit drejt Milanit, tratativë e cila do të mbyllet në Janar, kur të çelet merkatoja.

31-vjeçarit i mbaron kontrata me klubin londinez në fund të këtij sezoni.

Ekipi i Çelsit mund ta shesë në Janar, në mënyrë që largimi i tij të mos kryhet me parametra zero.

Fabregas nuk është i lumtur te Çelsi ku po gjen përherë e më pak hapësira në formacion.

Këtë sezon ai ka luajtur vetëm një ndeshje për kupë ndaj Manchester United./a.m./noa.al/