Transmetuar më 07-09-2018, 19:52

Numri i paktë i tifozëve ka detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit që të përgjysmojë çmimin e biletës për ndeshjen Shqipëri-Izrael.

Nuk dihet nëse ky vendim do të ndikojë në shtimin e tifozëve në “Elbasan Arena”.

Kjo lëvizje e qeverisë së futbollit vjen pas një tjetër vendimi për të tërhequr tifozët.

Pak më parë, FSHF vendosi që për çdo biletë të blerë të japë një tjetër falas.

Në këtë takim është e domosdoshme prania e tifozëve, pas disa rezultateve jo të kënaqshme të kombëtares.

Takimi luhet sonte, në orën 20:45. /k.k/noa.al/