Transmetuar më 07-09-2018, 18:57
Foto ilustruese

Vetëm pak orë nga sfida me Izraelin, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë një ofertë për tifozët që dëshirojnë të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit.

Nëse juve blini një biletë, atëherë përfitoni falas një tjetër.

Përmes një njoftimi të shpërndarë tre orë para ndeshjes, FSHF sqaron e oferta është e vlefshme për të gjithë sportdashësit.

Ky vendim i FSHF duket se vjen pas interesimit mjaft të ulët për të ndjekur ndeshjen nga shkallët e stadiumit.

Për të pasur sa më shumë mbështetje për ekipin, u gjet kjo metodë që shkallët e stadiumit të mbushen.

Ndeshja starton në orën 20:45 dhe cilido që është i interesuar për biletë të paraqitet në të gjitha pikat e shitjes nga ku mund të përfitojë një tjetër falas./a.m./noa.al/