Transmetuar më 02-09-2018, 16:33

Nëse doni të parandaloni sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjen e mëlçisë, ftohjen, gripin apo problemet me frymëmarrjen atëherë duhet të bëni pjesë të dietës suaj edhe hudhrën. Fuqia e hudhrës mund të jetë më e madhe kur ajo është e grimcuar. Pra, përdorimet dhe efektet pozitive që ka në shëndet janë vërtet të shumta. Ndoshta mund të mos e keni ditur këto 2 përdorime të veçanta të hudhrës që lidhen me gjumin dhe energjinë negative. Vendosja e një hudhre nën jastëk para se të shkoni për të fjetur, cilësohet si një praktikë e cila mund të përmirësojë gjumin në mënyrë të konsiderueshme. Prandaj mos hezitoni të vendosni një hudhër nën jastëkun tuaj për të përmirësuar gjumin tuaj ose në rastin tjetër mbajeni atë në xhep në mënyrë që të largoni energjinë negative.