Transmetuar më 19-08-2018, 15:53

Një burrë është përplasur nga treni në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, dhe mësohet se i aksidentuari ka qenë pushues nga Kosova.

Mësohet se shkak për ngarjen është bërë veprimi i burrit që u hodh në shinat e trenit për të shpëtuar qenin e tij.

Ky veprim rezultoi fatal teksa treni e përplasi.

Nga spitali i Durrësit mësohet se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore. /k.k/noa.al/