Transmetuar më 19-08-2018, 15:34

Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor, ditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Krahës–Tepelenë, në vendin e quajtur Qesarat.

Në aksident është përfshirë automjeti tip Renault me targa CD 478 HB, me drejtues shtetasin R.K, banues në Burrel, me motoçikletën me Targa AN 093, me drejtues shtetasin E.T, 33 vjeç, banues në Sarandë.

Ky i fundit ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spital, për fat të keq në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/

Foto ilustruese