Transmetuar më 19-08-2018, 14:56
Gjykata e Lartë, foto ilustruese

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të Gjykatës së Lartë, në Tiranë.

Forca të shumta zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të parandaluar përhapjen e flakëve, dhe brenda pak minutave i kanë vënë në kontroll.

Nuk ka ende një qëndrim zyrtar për ngjarjen, por dyshohet se zjarri ka ardhur nga një karikues kompjuteri.

Në këtë pjesë të Gjykatës ka disa dokumente por ende nuk dihet nëse janë djegur.

Të kontaktuar nga NOA.AL forcat e shërbimit zjarrfikës e mohojnë një gjë të tillë. /k.k/noa.al/