Transmetuar më 28-08-2018, 20:50
Mourinho pas humbjes ndaj Tottenham me rezultatin 0-3

Zhoze Mourinho do të vijojë të qëndrojë në stolin e Manchester United edhe pse zërat për largimin e tij janë përforcuar pas humbjes turpëruese ndaj Totenham me rezultatin 0-3.

Stafi drejtues i ekipit i ka dhënë mbështetje trajnerit portugez.

Mësohet se në mbledhjen e fundit të bordit, u vendos qëndrimi i Mourinhos.

Referuar analizës së ndeshjes, u vlerësua loja mjaft e bukur që United luajti pjesën e parë, pavarësisht golave të pësuar.

Por, pavarësisht mbështetjes që mori, shanset për të nuk do jenë pafund.

Tashmë drejtuesit presin rezultatet nga ekipi që në tre javë ka grumbulluar vetëm tre pikë./a.m./noa.al/