Transmetuar më 25-07-2018, 08:29

Së paku 76 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve të furishme të rëna në dy pyje në periferi të Athinës, në zonën e Atikas, qysh prej së hënës.

Krahas viktimave, mbi 550 persona kanë mbetur të plagosur dhe shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Rezulton se mes të zhdukurve është aktorja e njohur greke, Chryssa Spiliotis, bashkë me të shoqin.

Emri i aktores dhe bashkëshortit të saj, janë në listën e personave të zhdukur.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi mendohet se kanë qenë 47 vatra zjarri të vëna thuajse në të njëjtën kohë dhe në vende shumë të afërta.

Mati është një zonë turistike në rajonin e Rafina, rreth 40 kilometër në verilindje të Athinës, e cila është shkrumbuar e gjitha.

Dëshmi të tjera thonë se zjarri i ndiqte deri në det dhe vetëm kur u futën në ujë arritën të shpëtojnë. /a.y/noa.al