Transmetuar më 21-07-2018, 21:44

A mund të tregoni se çfarë ngjyre janë secili prej këtyre 12 rrathëve? Ky është iluzioni më i fundit që po qarkullon në internet dhe përgjigjia nuk është aq e lehtë, madje do të vini në dyshim shikimin tuaj.

Iluzioni i fundit optik që është bërë viral në rrjetet sociale përmban 12 rradhë të mbivendosur brenda linjave horizontale, të shoqëruara me pyetjen: Çfarë ngjyre janë secili prej rradhëve?

Në një vështrim fillestar, përgjigjia juaj do të jetë padyshim e shpejtë, rradhët janë ngjyrë të verdhë, të gjelbërt, të purpurt dhe të kuqërremtë. Por do të gabonit.

Shkenca që fshihet pas ndryshimit të mendjes rreth imazhit njihet si iluzioni Munker, i cili luan në faktin se truri ynë përpunon ngjyrën e një objekti në bazë të ngjyrave që e rrethojnë.

Në këtë version të veçantë, rrathët mund të duken në ngjyra të ndryshme bazuar në ngjyrën e shiritave horizontale që kalojnë përmes tyre, kur në realitet ato janë të gjitha në ngjyrën e një hije të lehtë të pjeshkës.

Imazhi u krijua nga Dr David Novick, një profesor i inxhinierisë në Universitetin e Teksasit në El Paso, i cili e quajti atë ‘konfeti’. 

Novick siguron dhe shpjegon fenomenin në faqen e tij të internetit: ‘Iluzioni i Munker  është një funksion i ngjyrave të kornizave, të cilat tentojnë të ngjyrosin formën qendrore. Ngjyra e dukshme e rrethit qendror është një përzierje e ngjyrës së skeletit dhe ngjyrës së rrethit’. 

Për ta shpjeguar më thjeshtë me një shembull (shikoni foton më poshtë).

 Në këtë imazh, mbivendosja e një zemre të bardhë me vija të gjelbra e bën atë të duket e verdhë ndërsa vijat blu krijojnë një zemër ngjyrë të bardhë të ndritshme.