Transmetuar më 21-07-2018, 20:14

Një shqiptar ka rrahur keq gruan dhe djalin në shtëpi, në Peruxhia të Italisë. Gjithçka ndodhi pasi ai erdhi në shtëpi dhe nuk gjeti drekën e bërë gati.

Kaq i mjaftoi që të sulmonte barbarisht familjarët e tij. Kur policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka gjetur bashkë me mamanë e goditur me sende të forta, edyhe dy fëmijët e çiftit.

Ata i kanë treguar policisë se kishin ikur nga shtëpia, për t’i shpëtuar dhunës së rëndë të burrit, por njëri prej tyre kishte marrë disa goditje.

Gruaja dhe një fëmijë ishin goditur dhe janë dërguar në spital ku kanë marrë ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe patrulla të tjera, duke bërë të mundur arrestimin e shqiptarit, i cili ishte edhe pa dokumente të rregullta qëndrimi në Itali.

Pas kësaj, ai është dërguar në aeroportin e Fiumicinos dhe është nisur për në Shqipëri.

Gruaja dhe dy fëmijët janë dërguar në një qendër sociale. /k.k/noa.al/