Transmetuar më 21-07-2018, 14:22

Në 22 korrik, princi George i Anglisë mbush 5 vjeç dhe Britania e Madhe po përgatitet për festimet.

Fëmija i parë i princit William dhe Kate Middleton, do të ketë një festë të posaçme, një tortë me qiririn përsipër, po dhurata?

Sigurisht nuk do të mungojnë pakot për tu hapur, por George i vogël duhet të kënaqet me një dhuratë të veçantë simbolike, familja do i dhurojë një monedhë prej 5 sterlinash, aq sa mosha e tij.

Në njërën anë do të jetë fytyra e mbretëreshës Elizabeth, dhe nga ana tjetër portreti i Shën George, dhe një dragua, monedhë e krijuar enkas nga ‘The Royal Mint’, enti i autorizuar për monedhat mbretërore, e cila do të jetë në tre versione.

E para do të realizohet me flori 22 karatë, ku do të prodhohen 750 copë, me një kosto prej 500 sterlina secila, shkruan noa.al. E dyta do të ketë 7 mijë njësi dhe do të kushtojë 95 sterlina secila.

Dhe në fund do të jetë monedha e tretë prej 13 sterlinash, e cila nuk ka limit në prodhim dhe për shkak të kostos, do mund të blihet nga të gjithë. /a.y/noa.al