Transmetuar më 21-07-2018, 14:03

Një sasi rekord kokaine, është sekuestruar nga policia holandeze, në Roterdam.

Bëhet fjalë për 1 ton e 125 kilogramë kokainë të sekuestruar, duke vënë në pranga gjashtë persona, mes tyre një shqiptar.

Mësohet se lënda narkotike ishte trafikuar nga Ekuadori, brenda një automjeti që transportonte peshk.

Operacioni zgjati për afro dy javë, deri sa u bë zbulimi i ngarkesës dhe arrestimi i të dyshuarve.

Me vlerë tregu, lënda narkotike i kalonte mbi 22 milionë euro.

Mësohet se automjeti transportonte peshk të ngrirë për një kompani në Zaandam.

Këtë të premte mjeti mbërriti në ambientet e komaanisë, kur dhe ndërhyri policia, duke bllokuar ngarkesën dhe arrestuar të dyshuarit.

Aktualisht hetimet janë në vijim, ndërkohë që vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Deri më tani nuk janë bërë me dije, emrat e personave të arrestuar. /a.y/noa.al