Transmetuar më 21-07-2018, 13:49

Një program intensiv udhëtimesh, e pret dukeshën e Sussex, bashkëshorten e princit Harry të Anglisë, Meghan Markle.

Nusja e re e familjes mbretërore angleze, dëshiron që të kthehet në shtëpinë e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Udhëtimi do të bëhet, për t’u përshëndetur me miqtë dhe të afërmit dhe këtë verë ajo ka organizuar disa pushime jo zyrtare, para se të rinisë detyrat e oborrit.

Markle po planifikon një udhëtim krejt e vetme në SHBA, shkruan ‘Us Weekly’.

Ndërkohë pranverën e ardhshme, Meghan dhe Harry do të udhëtojnë drejt SHBA, ku do të ndalen në New York dhe Washington, në takime për të forcuar lidhjet mes Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve.

Ndërkohë Meghan dhe Harry, në muajin tetor do të nisin vizitat në Australi, Zelandën e Re, në ishujt Fiji dhe në mbretërinë e Tonga. /a.y/noa.al