Transmetuar më 20-07-2018, 12:40

Pas kohëve të vështira, më në fund një lajm i mirë për skuadrën e Milanit.

Ekipi kuqezi ka fituar betejën kundër UEFA-s në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv CAS.

Kjo gjykatë ka vendosur të rrëzojë vendimin e UEFA-s sipas të cilit Milani përjashtohej me një vit nga kupat e Evropës.

Vendimi lidhej me problemet që kishte Milani me “fair play-n” financiar.

Lajmi konfirmohet nga Sky Sport. Kuqezinjtë duhet të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri.

Klubi tashmë ka kaluar nën menaxhimin e amerikanëve të “Elliot”, pasi pronari kinez dështoi të paguante borxhet./a.m./noa.al/