Transmetuar më 20-07-2018, 10:58

Shprehja “i lindur me këmishë” sigurisht që vlen për drejtuesin e makinës së aksidentuar që shfaqet në videon e mëposhtme.

Kamera e sigurisë në një biznes ka fiksuar momentet e përplasjes së tmerrshme të veturës.

Pas një frenimi të fortë, makinë batohet, përplaset me bordurat dhe fluturon disa metra në ajër.

Mjeti përfundon më pas në parkingun e një fast-foodi. Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit emri i të cilit nuk bëhet me dije doli nga vetura me këmbët e tij. Ai pësoi vetëm disa lëndime të lehta.

Ngjarja ka ndodhur në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./a.m./noa.al/