Transmetuar më 20-07-2018, 00:00

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e portierit brazilian, Alisson Becker, nga Roma për 73 milionë euro.

Numri 1 i “Seleçaos” është bërë kështu portieri më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, duke lënë mbrapa italianin Gigi Buffon, i blerë për 52 mln euro nga Juventus në 2001.

Pas gafave të bëra nga Lloris Karius në finalen e Champions League, mbrojtja e Klopp do të jetë në duar shumë të sigurta.

“Jam shumë i lumtur që ëndrra ime u bë realitet. Po vesh një fanellë prestigjioze të një klubi kaq të madh që është i mësuar të fitojë gjithmonë”, ka thënë Alisson.

Ai thotë se kalimi te Liverpool është hap i madh në karrierën e tij./a.k/noa.al/