Transmetuar më 19-07-2018, 12:37

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, Presidenti i Republikës, Meta vlerësoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Ajo u nderua me motivacionin “Për kontributin e çmuar në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë; për forcimin e mëtejshëm të miqësisë shumëshekullore midis popullit shqiptar dhe atij kroat; si dhe për mbështetjen e pakursyer në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

“Dua të vlerësoj lart rolin dhe mbështetjen e Presidentes Grabar-Kitaroviç për Shqipërinë dhe shqiptarët, si në kuadër të zhvillimeve rajonale, ashtu edhe të integrimit evropian”, deklaroi Meta gjatë fjalës së mbajtur në ceremoni.

Kitaroviç zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri ku u takua me krerët e shtetit.

Këtë të enjte, ajo mbajti edhe një fjalim në parlament.

Presidentja kroate shprehu mbështetjen e vendit të saj për integrimin e Shqipërisë në BE./a.m./noa.al/