Transmetuar më 18-07-2018, 21:12

Ai njihet si një person që shpesh herë është kapur në anën e gabuar të ligjit, por këtë herë fajtori nuk ishte ai.

Bëhet fjalë për lojtarin e futbollit amerikan Adam ‘Pacman’ Jones, i cili u sulmua fizikisht nga një person në aeroportin e Atlantas në SHBA.

Konflikti fizik është fiksuar nga kamerat e sigurisë së aeroportit në të cilat vërtetohet se Jones ishte viktima dhe reagoi për vetëmbrojtje.

Jones u përball me një gjest ofendues nga Frank Ragin e më pas ata debatuan me fjalë.

Ragin i sulet sportistit e më pas duke e goditur disa herë.

Ai goditi edhe një grua që shoqërohej me Jones në ato momente./a.m./noa.al/