Transmetuar më 18-07-2018, 19:42

Në videon e mëposhtme shfaqen momentet e rrëzimit të një avioni, ngjarje e ndodhur në Afrikën e Jugut në 10 Qershor.

Në këtë aksident ajror mbetën të vdekur dy pasagjerë ndërkohë u plagosën rëndë dy pilotët.

Teksa avioni po rrëzohej, një prej pasagjerëve që mbeti viktimë ka mundur të filmojë disa pamje të frikshme.

Avioni tip Convair CV-340 është përfshirë nga flakët dhe duket teksa humbet lartësi.

“Po përkeqësohet situata, është shumë keq”, dëgjohet një prej zërave.

Më pas, pamjet mjegullohen ndërkohë avioni përfundon në tokë./a.m./noa.al/