Transmetuar më 18-07-2018, 19:26
Pas largimit të Cristiano Ronaldos, Reali i Madridit po mendon të forcojë ekipin dhe objektiv janë disa yje.
Njëri prej më të lakuarve është mesfushori i Çelsit Eden Hazard, i cili bëri një Botëror të shkëlqyer.
Mësohet se klubi madrilen i ka ofruar bluve të Londrës 107 milionë paundë për lojtarin belg, ofertë e cila është refuzuar.
Edhe pse belgu ka shprehur dëshirën për një eksperiencë të re, ai ka marrëdhënie të mira me klubin aktual.
Drejtuesit e Çelsit po mendojnë t’i ofrojnë një pagë më të lartë për të bindur belgun të qëndrojë.
Ndërkohë, Reali pritet të rrisë edhe më tej ofertën ekonomike për Çelsin./a.m./noa.al/