Transmetuar më 18-07-2018, 11:39

I ka kaluar të 30-at, por luan si një 20-vjeçar. I lindur në vitin 1985, Cristiano Ronaldo është futbollisti i momentit.

Këtë të hënë ai nënshkroi kontratën me klubin italian të Juventus, duke bërë ndryshimin e bujshëm, pas shumë vitesh si pjesë e Real Madrid.

Por për t’u mbajtur në formë CR7, ka një stil të përcaktuar që ndjek çdo ditë, bazuar në një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe shumë aktivitet fizik.

Kujdesi ndaj asaj që ha është thelbësor dhe më konkretisht ai konsumon gjashtë vakte në ditë, çdo 3-4 orë.

Dita nis me një mëngjes të bollshëm. Ndërkohë që në drekë dhe darkë ha vakte të reduktuara me karbohidrate.

Ndërsa ndërmjet vakteve, konsumon gjëra të lehta, por larg pijeve me sheqer.

Preferon drithërat, frutat, perimet dhe ushqime të tjera të pasura me fibra dhe proteina. /a.y/noa.al