Transmetuar më 18-07-2018, 10:39

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Nertina Kosova, i ka shpëtuar verifikimeve të kryera në kuadër të procesit të vetingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Olsi Komici, dha vendimin ditën e sotme, duke e konfirmuar gjyqtaren në detyrë.

Gjyqtarja rezultoi e pastër, pasi nuk ka deklarim të rremë të pasurisë dhe as konflikt interesi.

Nga verifikimet e rezulton se gjyqtarja Kosova, ka një apartament banimi 120 metra katrorë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, me kontratë sipërmarrjeje me vlerë 6 milionë lekë të reja.

Po ashtu ajo rezulton se ka kredi bankare 5 milionë lekë dhe shumë prej 1 milion lekësh nga kursimet.

Vetëm shuma e 1 milionë lekëve sipas KPK nuk është e justifikuar nga burimet, por gjyqtarja argumentoi se janë kursimet e saj ndër vite, çka bëri që KPK të mos e gjejë në shkelje. /a.y/noa.al Gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda para KPK, zbulohet skeda e pasurisë