Transmetuar më 17-07-2018, 21:47

Ky është një nga ato operacione shpëtimi vërtetë heroikë.

Një alpinist ishte bllokuar në 3.300 metra lartësi në Mount Hood të Oregonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një ekip shpëtimi arriti në terren për të por nuk kishte asnjë vend të sheshtë ku helikopteri të mund të ulej.

Por, piloti bën një manovër heroike dhe mjaft të frikshme. Ai afrohet thuajse ngjitur me tokën, me vetëm pak centimetra distancë dhe mban helikopterin të balancuar derisa merr alpinistin.

Pasi ai dhe pjesëtarët e ekipit janë të sigurt, piloti ngre helikopterin tip ChH-47 Chionook në fluturim dhe largohen të sigurt.

Kjo metodë manovrimi është përdorur nga pilotët amerikanë në zona lufte ku shembull është Afganistani./a.m./noa.al/