Transmetuar më 17-07-2018, 16:25

Në fjalën e mbajtur sot, në takimin me Kryeministrin Rama dhe ministrat e kabinetit, Eurokomisioneri Hahn tha se vendet e Bashkimit Europian janë pro zgjerimit të Unionit.

Hahn deklaroi se Europa e ribashkuar do të jetë vetëm atëherë kur pjesë e saj të bëhen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ose do të eksportojmë stabilitet, ose do të importojmë destabilitet. Ribashkimi i Europës do të përfundojë vetëm kur vendet e ballkanit të integrohen.

Zgjerimi vijon të përdoret për stabilitetin në Europë. Në këtë këndvështrim, jemi gati partner biznesi kur mbëhet fjalë për këtë lloj investimi”, tha zyrtari europian.

Hahn shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Shqipërinë në procesin analitik deri në hapjen e negociatave, duke theksuar se kjo fazë do të jetë mjaft kërkuese.

“Është e rëndësishme edhe për qytetarët për të shprehur se jemi të angazhuar në këtë proces. Vlerësimi analitik, është një proces tërësor dhe i detajuar që do i japë mundësi administratës të afirmohet me legjislacioni e BE-së. Do të hyjmë në një fazë të re që do të jetë mjaft kërkuese. Kapitulli 23 dhe 24 do të jetë më i rëndësishëm”, tha Hahn. /k.k/noa.al/