Transmetuar më 17-07-2018, 15:46

Katër emigrant kanë vdekur në përpjekje për të dalë në breg, pas vendimit të Italisë për të pranuar strehimin e rreth 500 klandestinëve, të shpëtuar nga anijet e Frontex.

30 emigrantë që po i drejtoheshin me barka brigjeve të siçilisë, janë hedhur në det menjëherë sapo kanë parë të afrohet anija e Frontex Protector dhe Monte Sperone.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të forcave të ndihmës nuk u bë e mundur shpëtimi i të gjithë personave, ku katër prej tyre kanë humbur jetën.

Pas ankorimit dhe kontrolleve të ushtruara janë vënë në pranga  komandantët e anijeve dhe pjestaret e ekuipazhit te anijes.

Ndaj tyre rendon akuza e favorizimit të emigracionit te paligjshem. /k.k/noa.al/