Transmetuar më 17-07-2018, 15:27

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë në fshatin Suka të Shkodrës, ku tre persona u goditën nga rrufeja.

Ata janë Cin Lukaj dhe bashkëshortja e tij Leonike Lukaj, si edhe Ndok Vija.

Për gruan ka rezultuar fatale kjo goditje, duke i marrë jetën në vendin e ngjarjes.

Ata kanë qenë duke punuar në një tokë në momentin që ra rrufeja.

Ndërkohë, dy të plagosurit janë nën kujdes mjekësor, në spitalin e Shkodrës. /k.k/noa.al/