Transmetuar më 17-07-2018, 14:57

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se shërbimet sekrete ruse dhe të vendeve të tjera, parandaluan 25 milionë sulme kompjuterike, kundër Kampionatit Botëror të Futbollit.

Në një njoftim zyrtar të Kremlinit, Putin u shpreh se tentativat e sulmeve informatike, kishin si qëllim infrastrukturën kompjuterike lidhur me Kupën e Botës.

Deklarata e Putin u bë përpara 55 përfaqësuesve të shërbimeve të inteligjencës së 34 shtete, të cilët garantuan sigurinë e kampionatit.

Botërori u fitua nga Franca në përballjen me Kroacinë me rezultatin 4-2.

Më herët edhe i ashtuquajturi shtet islamik, ISIS, kërcënoi me sulme gjatë botërorit, por fatmirësisht gjatë tij nuk pati incidente. /a.y/noa.al

Finalja e Botërorit, vetëm Putin në çadër, të tjerët në shi