Transmetuar më 17-07-2018, 14:56

Një person ka humbur jetën pasi u godit nga rrufeja.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Suka, në Dajç të Shkodrës.

Fillimisht u raportua se ishin tre persona të plagosur që u transportuan për ndihmë në spitalin e Shkodrës.

Por për njërin prej tyre, goditja nga rrufeja ka rezultuar fatale për jetën, raportojnë burimet për NOA.AL.

Ndërkohë, dy të tjerët ndodhen nën kujdes mjekësor.

Nuk dihet identiteti i tyre. /k.k/noa.al/