Transmetuar më 17-07-2018, 13:37

Tre persona janë kapur në kushtet e flagrancës me lëndë narkotike dhe armë, si pasojë e një kontrolli blic të policisë, në një pikë bastesh në Vaun e Dejës.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, e martë, u bë arrestimi i Enduel Bajraktarit, 29 vjeç, Mirjan Ndoj, 27 vjeç dhe Marisjen Gjoka, 20 vjeç, banues në Vau i Dejës.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e sallës lojërave euro loto, në qytet Vau i Dejës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56 dhe dy pistoleta tip TT.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Enduel Bajraktarit u gjet dhe u sekuestrua 500 gramë lëndë e narkotike kanabis sativa.

Aktualisht vijojnë hetimet ndaj tre të rinjve, pasi dyshohen se janë autorë për disa vepra penale të tjera.

Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. /a.y/noa.al