Transmetuar më 17-07-2018, 12:20

Merr një miks të rrezikshëm drogash dhe më pas ushqen fëmijën me gji. Samantha Jones, akuzohet për vrasje, pasi fëmija i saj vdiq prej mbidozës së drogës, të cilin e mori nëpërmjet qumështit të gjirit.

Gruaja 30-vjeçare nga New Britain, në shtetin amerikan të Pennsylvania, e dinte mirë se kishte marrë substanca të rrezikshme, por pavarësisht kësaj vendosi ta ushqejë foshnjën me gji.

Vogëlushi u dërgua me urgjencë në spital me hundën me gjak, ndërkohë që mjekët bën të pamundurën për ta shpëtuar, por pa rezultat, foshnja rreth tre muajsh gjeti vdekjen në 2 prill.

Gruaja pranoi se kishte marrë metadon, një substancë e cila i ishte përshkruar, për shkak të varësisë që kishte nga ilaçet qetësuese.

Por nga analizat e kryera, rezultoi se gruaja nuk kishte në gjak vetëm metadon, por edhe anfetaminë dhe metanfetaminë.

Kur vogëlushi u zgjua në mes të natës, gruaja pranoi se ishte shumë e lodhur për ti përgatitur qumësht artificial. Pasi e mori në krahë, e ushqeu me gji, duke nënvlerësuar pasojat.

Vogëlushin e zuri gjumi sërish, por ishte shumë i zbehtë dhe nga hunda i kishte dalë një mukozë e çuditshme. Më pas i ati i dha biberonin në orën 06.30 të mëngjesit dhe iku në punë, shkruan noa.al.

Por vetëm kur u zgjua gruaja rreth orës 07.00 kuptoi që i biri ishte në gjendje të rëndë. Pavarësisht dërgimit në spital, i mituri ndërroi jetë. Detajet lidhur me këtë ngjarje të rëndë u bënë me dije gjatë seancës gjyqësore të kësaj të premteje, ku Jones është e pandehur. /a.y/noa.al