Transmetuar më 16-07-2018, 17:45

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialist për Integrim, Petrit Vasili, i ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi duke i rikujtuar nismën e kësaj force politike për koncesionet.

Sipas Vasilit, nisma e LSI për koncesionet, është depozituar në Kuvend 2016, por ajo është bllokuar qëllimisht dhe arbitrarisht në Parlament.

Vasili në letër e vë gishtin për këtë bllokim sipas tij, tek Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese në Kuvend, prandaj dhe te letra që noa.al jua sjell më poshtë, ai kërkon ndërhyrjen e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Deputeti Petrit Vasili shprehet se Komisionet Parlamentare përgjegjëse nuk e kanë marrë në shqyrtimin nismën e LSI për koncesionet, një projektligji i dorëzuar në Kuvend në vitin 2016 por që ende nuk është hedhur në votim.