Transmetuar më 16-07-2018, 16:25

Miliarda dollarë janë shpenzuar për gjetjen e një kurë efektive, por kanceri vijon të marrë miliona jetë njerëzish çdo vit.

Tumoret pasi krijohen në trup, ato përhapen më tej në formën e metastazave, apo tumorit dytësor.

Me gjithë studimet e kryera, ende nuk është arritur gjetja e një kure që ndalon përhapjen e kancerit në trup.

Kjo do të minimizonte shanset e vdekjeve. Edhe në rastet kur hiqet masa kryesore dhe fillestare e tumorit, metastazat e përhapura në trup ndihmojnë zhvillimin e sëmundjes.

Shkencëtarët kanë krijuar një video ku tregohet se si shpërndahen qelizat kancerogjene përmes gjakuy në trup dhe krijojnë metastazat.

Për më shumë, ndiqni videon./a.m./noa.al/