Transmetuar më 16-07-2018, 14:15

Një 49-vjeçar anglez masakroi me thikë të shoqen e cila e tallte duke i thënë se e kishte organin gjenital të vogël, u dënua me burgim të përjetshëm.

David Clark, 49 vjeç, vrau të shoqen Melanie në shtëpinë e tyre në Worcestershire natën e ndërrimit të viteve.

Burri deklaroi se humbi kontrollin pasi e shoqja e poshtëroi seksualisht. Ai tha në gjykatë se ishte ndjerë i poshtëruar, pasi gruaja me të cilën ishte i martuar prej dhjetë vitesh dhe me të cilën kishte katër fëmijë, e kishte tallur për përmasat e organit gjenital.

Ndër të tjera sipas Clark, gruaja kishte pasur një lidhje me një 30-vjeçare, vajza e shokut të tij të ngushtë.

“Steve Bastians dhe vajza e tij Katie, e kaluan natën në shtëpinë time. Ime shoqe dhe Katie po pinin kur rashë të flija dhe Steve u shtri në divan. Kur gjeta Katie dhe Melanie në krevatin e madh. U dëgjuan të qeshura, më pas Kate nisi të bënte disa gjëra”, tha 49-vjeçari para gjykatës së Birmingham.

Mbrëmjen e 31-dhjetorit të vitit 2017, pati një përplasje mes Clark dhe të shoqes.

“Më tha se do i pëlqente të shihte Katie me të brendshmet e saj. Foli për gjëra që ndodhën mes saj dhe Katie. I tha këto gjëra në mënyrë hakmarrëse”, deklaroi burri.

Më tej David pretendon se gruaja, ashtu siç kishte bërë në disa raste të tjera, e kishte provokuar duke i thënë se “e ke të vogël”.

Në atë moment Clark mori thikën dhe e goditi Melanie, dhe më tej lajmëroi ndihëm e shpejtë duke thënë “Vrava time shoqe. I bëra gropën vetës”, shkruan noa.al.

Melanie e cila kishte katër fëmijë nga një lidhje e mëparshme, u deklarua e vdekur 12 minuta pas mesnatës së 2018.

Më 12 korrik Clark u dënua nga gjykata me burgim të përjetshëm. /a.y/noa.al