Transmetuar më 16-07-2018, 11:39

Një gjysh i cili për vite me radhë abuzoi seksualisht me dy mbesat e tij, vajzat e vajzës, u dënua me 9 vite burg nga Gjykata e Apelit në Milano të Italisë.

Dënimi u dha këtë të premte, ku 72-vjeçari duhet të paguajë edhe 150 mijë euro gjobë, ndaj prindërve të vogëlusheve.

Aktualisht i moshuari ndodhet në arrest shtëpie, për shkak të problemeve shëndetësore.

Abuzimet seksuale vijuan për vite me radhë dhe u denoncuan nga mbesa e madhe, pas një teme në shkollë lidhur me dhunën ndaj femrave.

E mitura i tregoi mësueses se ishte abuzuar seksualisht nga mosha 5 deri në atë 12-vjeçare.

Edhe motra më e vogël e saj, tha në prani të psikologes, gjithë sa u kishte bërë gjyshi, duke bërë që të nisin hetimet. /a.y/noa.al

Foto ilustruese