Transmetuar më 16-07-2018, 07:41

Një djalë i ri shqiptar është gjetur i vdekur këtë të diel, në një rrugë në Trikala të Greqisë.

Bëhet fjalë për një 32-vjeçar shqiptar, i cili vetëm më 12 korrik ishte liruar nga burgu.

Por ndërsa ishte parë në zona të ndryshme gjatë tre ditëve të lirisë, mëngjesin e së dielës është gjetur i vdekur anës një rruge.

Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së shqiptarit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Nga hetimet paraprake, nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM: Identifikohet djali i ri që u gjet i vrarë në Greqi, dërgohet drejt Shqipërisë