Transmetuar më 15-07-2018, 20:12

Para nisjes së finales së Kupës së Botës “Rusi 2018”, këngëtarja shqiptare Era Istrefi së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith, kanë dhuruar një performancë magjike.

Era Istrefi performoi pak minuta para se të fillonte finalja e Kupës së Botës dhe krijoi një atmosferë briliante në Luzhniki të Moskës.

FIFA me anë të një postimi në faqen zyrtare ka falenderuar Era Isterfin, Nicky Jam dhe Ëill Smith.

Ndërkaq ajo është shfaqur në një tjetër fotografi nga stadiumi ‘Luzhniki’ në Rusi, duke bërë shqiponjën.

Ajo gjithashtu shfaqet e veshur me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Në finalen e “Luzhniki Stadium” të Moskës, luajtën Kroacia dhe Franca, ku këta të fundit arritën të ngrenë trofeun pas 20 vitesh. /a.k/noa.al/