Transmetuar më 15-07-2018, 18:10

Këngëtarja Era Istrefi bëri hapjen e botërorit “Rusi 2018” pranë dy yjeve të njohur, Ëill Smith dhe Nicky Jam.

Motra e saj Nora e ka përcjellur nën emocione performancën e saj.

Nora nëpërmjet Instagramit ka publikuar disa pamje nga performanca e motrës së saj.

Era ka arritur një sukses të madh në botë, u bë zëri i Botërorit dhe kjo ia hapi rrugët drejt sukseseve të tjera.

Era Istrefi performoi pak minuta para se të fillonte finalja e Kupës së Botës dhe krijoi një atmosferë briliante në Luzhniki të Moskës.

Në finalen e “Luzhniki Stadium” të Moskës, luajnë Kroacia dhe Franca.

Francezët do të synojnë trofeun e dytë pas 20 vjetësh, ndërsa kroatët duan të bëjnë historinë, si skuadra e parë ballkanase që merr një trofe të tillë./a.k/noa.al/