Transmetuar më 15-07-2018, 16:27

Franca dhe Kroacia, do të luajnë sot në orën 17:00, në ndeshjen finale për të ngritur trofeun e Kupës së Botës.

Të dyja kombëtaret do të luajnë finalen e Kampionatit Botëror “Rusi 2018” në “Luzhniki Stadium” të Moskës.

Në formacionet e tyre, teknikët përkatës kanë zgjedhur lojtarët më në formë, prej të cilëve do të varet edhe Kampioni i ri Botëror.

Francezët do të synojnë trofeun e dytë pas 20 vjetësh, ndërsa kroatët duan të bëjnë historinë, si skuadra e parë ballkanase që merr një trofe të tillë.

Më poshtë keni formacionet zyrtare:

Franca: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Pogba, Griezmann, Giroud, Mpabe, Kante, Matuidi, Hernandez.

Kroacia: Subasic, Vrsaljko, Strinic, Perisic, Lovren, Rakitic, Modric, Brozovic, Mandzukic, Rebic, Vida./a.k/noa.al/