Transmetuar më 15-07-2018, 13:23

Ditëve të fundit vendi ynë është përfshirë nga një aktivitet sizmik i përsëritur, ku tërmetet nuk janë ndalur.

Më i fundit është shënuar ditën e sotme, me epiqendër në zonën e Gjirit të Lalzit.

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 ballë të shkallës rihter dhe me thellësi 50 kilometër.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 10.21, gjatë kohës që bregu i kësaj zone ishte mbushur me pushues.

Por pavarësisht lëkundjeve, nuk flitet për dëmtime dhe as të lënduar në njerëz.

Një tjetër tërmet është shënuar në orën 04.37 të mëngjesit të sotëm me epiqendër në Delvinë.

Lëkundjet janë regjistruar me magnitudë 2.7 ballë të shkallës rihter dhe në 27 kilometër thellësi. /a.y/noa.al