Transmetuar më 15-07-2018, 12:17

E diela shënon pikun e fluksit të pushuesve drejt zonave bregdetare, ku për shkak të afërsisë me kryeqytetin Gjiri i Lalzit është një prej zonave më të frekuentuara.

Policia Rrugore Durrës thotë se orienton drejtuesit e mjeteve, të cilët frekuentojnë aksin rrugor Maminaz- Gjiri i Lalëzit.

Nisur nga fluksi i madh i mjeteve që qarkullojnë në fundjavë në segmentin rrugor Maminaz – Gjiri i Lalëzit, Policia Rrugore Durrës me qëllim sigurimin e lëvizjes së lirë dhe pa probleme në këtë aks këshillon drejtuesit e mjeteve sa më poshtë:

-gjatë orarit të pasdites të qarkullojnë në intervale kohe të ndryshme dhe jo në mënyrë të menjëhershme;

– të mos kryejnë manovra të gabuara si : parakalime, mos -respektim të normave të shpejtësisë, mos – ruajtje të distancës së sigurisë së mjeteve në lëvizje etj.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Durrës do të ndëshkojnë çdo drejtues mjeti që shkel normat e Kodit Rrugor. /a.y/noa.al