Transmetuar më 14-07-2018, 20:10

Kjo krijesë, e cilësuar si breshka "aliene", është gjendur në lumin Garda në Itali.

Specia quhet “Pelodiscus sinensis”, dhe është tepër e rrallë.

Në Itali ajo nuk ka habitatin e saj, por studiuesit thonë se me shumë mundësi dikush mund ta ketë sjellë nga Kina, Vietnami apo Taivani, ku kjo breshkë mund të gjendet.

Ajo që e bën të veçantë dhe të duket si “aliene” është hunda e saj e gjatë dhe sytë e ndritshëm.

Breshka u dorëzua në parkun e Bussolengo në Verona ku do t’i nënshtrohet analizave.

Breshkë aliene? Gjendet krijesa e rrallë on Vidnews.