Transmetuar më 14-07-2018, 18:24

Belgjika ka arritur të mundë Anglinë në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në Botërorin “Rusi 2018”.

Ndeshja u luajt pasditen e sotme dhe përfundoi me rezultatin 2-0, në favor të belgëve.

Belgjika arriti të kalojë në avantazh shumë shpejt, që në minutën e katërt me anë të Meunier.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e këtij takimi.

Goli i dytë për belgët u shënua nga Hazard në minutën e 82’.

Kështu Belgjika e mbylli me sukses pjesëmarrjen në këtë Botëror.

Të dielën do të luhet finalja Francë-Kroaci. /a.k/noa.al/