Transmetuar më 13-07-2018, 20:02

Të shumtë janë njerëzit të cilët vuajnë nga reumatizma, dhe shpesh kërkojnë zgjidhje të ndryshme për t’u kuruar.

National Library of Medicine, ka zbuluar së fundmi se ky problem shëndetësor mund të kurohet duke përdorur trëndafilin e egër.

Trëndafili i egër duhet të bëhet në formën e pluhurit apo pudrës, dhe redukton në 90 %  rastet e dhimbjeve nga reumatizma.

Trëndafili i Egër konsiderohet si një nga bimët medicinale më të mira përsa i përket lehtësimit të dhimbjeve të reumatizmës, duke ndikuar në shëndetin e kockave dhe forcimin e tyre.

Mjafton që të keni një sasi të konsiderueshme trëndafilash të egër, të cilët duhet të jenë të thatë.

Shtypini ato fort në një enë të posaçme, dhe më pas kalojini në një sitë kuzhine për të përftuar pluhurin.

Doza ditore e rekomanduar për përdorimin e pluhurit të trëndafilit të egër është 5 gram në ditë.

Rekomandohet që të përdoret për 1 deri në 3 muaj, dhe mund ta konsumoni të shkrirë në një gotë me pak ujë ose direkt duke e gëlltitur. /k.k/noa.al/