Transmetuar më 13-07-2018, 16:32

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka mbërritur në Rusi, në pritje të finales së Kampionatit Botëror të futbollit, ku do të këndojë himnin e këtij kampionati bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam.

Ditën e sotme tre këngëtarët mbajtën një konferencë për mediat.

Por gjatë saj, Era nuk harroi të përmend ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë.

Ajo u shpreh e emocionuar për simbolin e shqiponjës të bërë nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pas shënimit të golave.

Ajo tha se ndeshja më e paharrueshme për të ishte kur Zvicra luajti kundër Serbisë.

“Ishin dy futbollistë shqiptarë që luajtën dhe shënuan gola që të dy. Ishte e mrekullueshme, u ndjeva shumë mirë”, deklaroi këngëtarja. /a.y/noa.al