Transmetuar më 13-07-2018, 13:38

Pirja e ujit në ditët e nxehta është më se e nevojshme, pasi si pasojë e temperaturave të larta, mund të humbasim shumë lëngje nga trupi ynë dhe për pasojë të dehidratohemi.

Kjo ndikon në përkeqësimin e shëndetit, si mosfunksionimin normal të trurit dhe rrahjeve të zemrës dhe vështirësitë në tretje.

Të mendosh që 2/3 e trupit të njeriut është e përbërë nga uji, nxjerr qartë se ne duhet të pimë sa më shumë ujë. Por kjo është e lidhur edhe me llojin e punës që ne kryejmë dhe vendin ku ne jetojmë.

Studiuesit e European Food Safety Authority (EFSA), kanë arritur në përfundimin se, gjatë ditëve të nxehta duhet të pinë 6-8 gota uji në ditë, ndërsa për zona të veçanta kur temperaturat janë të larta duhet të arrijmë 2-2.5 litra si për meshkujt dhe për femrat.

Lëngje të tjera që mund ti shtojmë trupit janë  kafja edhe çaji. Ndërkohë që edhe pijet joenergjike mund të zëvendësojmë shume mirë sasinë e ujit që i duhet trupit.

Kjo mund të plotësohet edhe me fruta dhe akullore.

Por studiuesit thonë se, nëse konsumoni ujë dhe keni përsëri probleme si tharje buzësh ose të vjellat e herëpashershme duhet të konsultoheni me mjekun. /d.s/noa.al